Kupa e Kosoves/ Mësohen çiftet e 1/8
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 14:49   Shtyp

kupa_kosovesËshtë bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku kanë dalë disa çifte mjaft interesante. Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Trepça’89, për kalim në çerekfinale do të ketë punë vështirë, ngase do të ballafaqohet me Drenicën në Skenderaj. Në Drenicë do të udhëtojë edhe skuadra kampione në fuqi, Prishtina, pasi do të ballafaqohet me Feronikelin në Drenas. Ndeshje mjaft interesante pritet të jenë edhe Hysi-Besa, Trepça-Drita dhe Hajvalia-Llamkos Kosova, ngaqë të gjitha këto skuadra synojnë të arrijnë sukses në garat e kupës. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 2 e 3 mars në orën 13:00.

Çiftet e 1/8 së finales
Drenica – Trepça ‘89
Istogu – Liria
Ferizaj – Ulpiana
Hysi – Besa
Fushë Kosova – Vëllaznimi
Hajvalia – Llamkos Kosova
Feronikeli – Prishtina
Trepça – Drita

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide