Kupa e Kosovës/ Suspendohet Bylbyl Sokoli
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Qershor 2013 22:36   Shtyp

bylbyl sokoliKomisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, të martën, ka suspenduar deri në vendimin përfundimtar trajnerin e Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ndihmësin e tij, Jeton Bislimi, lojtarin e Ferizajt, Labinot Shabanin, dhe arbitrin e ndeshjes finale të Kupës, Ferizaj - Prishtina, Hajriz Hajdari. KD-ja ka arsyetuar suspendimin e Sokolit për shkak të “reagimeve në vendimet e gjyqtarëve”, kurse Bislimin “për sharje, fyerje në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes dhe treshes së gjyqtareve, si dhe zyrtarëve të klubit të futbollit Prishtina”.

Ndërkohë, Shabanin për shkak “të reagimeve nga pankina dhe sulmit në lojtarin kundërshtar në minutën e 105-të pas një tollovie të krijuar në fushë”. Ai u ndëshkua me karton të verdhë nga ana e arbitrit kryesor, Hajriz Hajdari. Ky i fundit u suspendua për shkak se “nuk e ndëshkoi Shabanin me karton të kuq në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, të cilën Prishtina e fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3 ndaj Ferizajt. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në Prishtinë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide