Erdin Hashani firmos per Vllaznimin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Janar 2010 22:47   Shtyp

erdin_hashaniMbrojtesi nga Prishtina, Erdin Hashani ka firmosur nje kontrate 6-mujore me klubin e Vllaznimit. Pjesen e pare te kampionatit ai eshte aktivizuar me Kek-un. Vete lojtari pas arritjes se marreveshjes me kuqezinjte nga Gjokova ka folur per Albaniasoccer.com : “Na pret nje pune e veshtire per te arritur qellimin final ne fund te sezonit futbollistik. Pozicioni i skuadres ne renditje nuk eshte ai i duhuri. Shpresoj qe ne fund te kampionatit t’ja kemi arritur qellimit per te mbajtur ne Superlig skuadren sepse Vllaznimi ka nje skuader te mire dhe nje trajnere mjaft te zote si Ajet Shasholli. Skuadra e Vllaznimit ka tifozet me te zjarrte ne Kosove dhe me ndihmen e tyre nga shkallet e stadiumit dhe me lojen tone ne fushen e gjelbert, me bashkepunimin e te gjitheve mendoj se do ja arrijme qellimit qe te mbetemi mes me te mireve te Kosoves”, ka perfunduar Hashani prononcimin e tij direkt pas arritjes se marreveshjes per Web tone.

Klevis Bejkolli

komente