Erdogan Cilina, numer nje, por i papune
nga AlbaniaSoccer   E premte, 29 Janar 2010 17:22   Shtyp

erdogan_cilinaTrajneri më i mirë për vitin 2009, Erdogan Cilina, vazhdon të mbetet i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, qëkur kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në KF Liria. Edhe pse ishte folur se ish-trajneri i Lirisë ka marrë disa oferta në këtë afat kalimtar, një gjë të tillë e ka mohuar të enjten tekniku.

“Jam duke pushuar. Asnjë skuadër nuk më ka kontaktuar deri më tash. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, ka thënë Erdogan Cilina, i cili e udhëhoqi skuadrën e Lirisë drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.

Erdogan Cilina është në mesin e shumë trajnerëve që kanë dhënë dorëheqje, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe Gani Sejdiu (Trepça), Blerim Mula (Vëllaznimi), Besnik Kollari (Prishtina), Agron Selmani (Gjilan), Muharrem Sahiti (Hysi), Xhafer Dobra (Drenica), Arbënor Morina (Kosova e Vushtrrisë), Hysni Maxhuni (Trepça). Disa nga këta trajnerë kanë gjetur punë nëpër skuadra të ndryshime, kurse disa nga ta kanë mbetur të papunë.

Veton Zymberi

 

komente