Miqesore/KEK-u arrin fitoren e parë në Gjevgjeli!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Shkurt 2010 13:02   Shtyp

keku-drenica 6-0Skuadra e KEK-ut të martën ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore me skuadrën e Miravcit që bënë gara në ligën e dytë të Maqedonisë. Golin e vetëm në ketë takim e ka shënuar sulmuesi Kastriot Rexha, pas një krosimi të mirë nga mesfushori Festim Krasniqi. Ishte ky takimi i dytë që skuadra e Bylbyl Sokolit e ka zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror. Takimin e parë skuadra e KEK-ut luajti baras me Kozhufin me rezultat 2:2.

Veton Zymberi

komente