Mentor Zhdrella ne rrezik!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Shkurt 2010 14:17   Shtyp

Futbollisti më i mirë për vitin 2009, Mentor Zhdrella, mund ta përfundojë sezonin para kohe, pasi lëndimi i tij është serioz. Drejtori i mentor_zhdrellapërgjithshëm në KF Hysi, Arbënor Morina, ka thënë se ende nuk dihet se a do të luajë Zhdrella sërish në këtë edicion apo jo, pasi ka mbetur t’i bëhet edhe një kontroll.

“Kemi menduar se Zhdrella e ka të lënduar miniskusin, por ai kish problem me zgjerimin e venave. Ka mbetur që ai të bëjë edhe një kontroll, pastaj të shohim”, ka thënë Arbënor Morina.

Nëse kapiteni ende do të ketë probleme me lëndimet, do të jetë hendikap i madh për trajnerin Hysni Maxhunin, i cili duhet të gjejë një zëvendësim për futbollistin më të mirë në skuadër. Mesfushori i talentuar, shkaku i lëndimit e ka humbur edhe takimin miqësor të përfaqësueses së Kosovës dhe të përzgjedhjes elitare nga kampionati shqiptar që është zhvilluar më 17 shkurt, për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Veton Zymberi

 

komente