FFK/ Shtyhet rifillimi i Kampionatit!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Mars 2010 15:00   Shtyp

ffkPër shkak motit të ligë dhe gjendjes së rënduar të terreneve tona është shtyre fillim i pjesës së dytë të garave në elitën e futbollit të Kosovës.

“Komisioni për Çështje Urgjente ka mbajtur një mbledhje për të analizuar kushtet për fillimin e stinorit pranveror dhe ka ardhur në përfundim se për shkak të motit të ligë dhe gjendjes së rënduar të fushave të futbollit si dhe duke pasur parasysh se shumica e skuadrave të superligës kishin bërë kërkesë që të shtyhen ndeshjet e parapara për të dielën, duke i sugjeruar Komisionit të garave që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjave të shtyhen për të mërkurën e ardhshme”, është thënë në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Sipas këtij njoftimi “Komisioni i Garave shqyrtoi këtë sugjerim dhe mori vendim që ndeshjet e parapara për të dielën të zhvillohen më 10 mars në të njëjtën kohë dhe me persona të njëjtë zyrtarë”.  

Fatmir Bytyçi
komente