Arbnor Morina: Do të luajmë lojë të hapur
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Gusht 2009 21:59   Shtyp

arbnor morinaTrajneri i Kosovës së Vushtrrisë, dikur pjesë e Prishtinës, Arbnor Morina, ka thënë se te përzgjedhurit e tij në kryeqytet do të aplikojnë lojë të hapur. Ai thotë se skuadra e tij në takim më Prishtinën, do të luaj pa ndonjë ngarkese.

“Ndaj Prishtinës, do të hyjmë të zbatojmë lojë të hapur. Luajmë pa ngarkese dhe se, atmosfera është në skuadrën tonë është e mirë dhe premtuese”, ka thënë Morina, i cili ka shtuar se “nuk kërkojmë më çdo kusht fitore ndaj Prishtinës, por do të angazhohemi që të tregojmë lojë të mirë, e nëse na jepet rasti pse të mos marrim rezultat të favorshëm”.

Fatmir Bytyçi

komente