Raiffeisen Superliga / Drenica - Hysi 4-2
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Mars 2010 04:57   Shtyp

drenica 2005-06Takimi i pare i javes se 25-te u luajt mes Drenices dhe Hysit. Skuara vendase fitoi me rezultatin e thelle 4-2. Në minutën e 25-të të ndeshjes, Mensur Limani, harkon para portës së mysafirëve, aty bukur ndërhyn me kokë Feriz Bajraktari, i cili kaloi në epërsi 1:0 Drenicën. Pas tre minutave lojë, një veprim i shkëlqyeshëm i Besim Bajraktarit, pasi mashtron një futbollist mysafirë, gjuajti furishëm, topi godet shtyllën dhe futet në rrjete, 2:0 per vendasit. me kete rezultat mbyllet pjesa e pare.
Në pjesën e dytë të takimit, loja eshte me e barazpeshuar dhe Drenica duket si me e organizuar. Në minutën e 57-të Mensur Limani, pasi shmangu dy futbollistë rivalë nga dhjetë metra ngriti epërsinë në 3:0. Zabërxha i Hysit në minutën e 60-të goditi shtyllën e portierit vendas, Shoshollit. Lojë e bukur e Drenicës, e cila u shpagua me epërsinë 4:0 në minutën e 73-të. Kombinimi i bukur i flojtareve vendas, topi shkon deri te Syla, i cili shënoi golin e pare per vendasit. Në minutën e 75-të, pas një gabimi te Gecit para zonës se vet bukur e shfrytëzon Osmani i cili gjuan dhe shenon 4:1. I njëjti futbollist shfrytëzon edhe një gabim  të portierit Shoshollit dhe zvogëlon rezultatin në 4:2 në minutën e 78-të.

Trajneri i Hysit - Luan Prekazi: “Ishte një lojë me plot gola dhe me veprime të bukura. Drenica fitoi me plot meritë, ndërsa neve na munguan disa futbollistë dhe kjo ishte ndër arsyet që humbëm ndeshjen”

Trajneri i Drenices - Tahir Lushtaku: “Fitorja ka ardhur si rezultat i angazhimit maksimal të futbollistëve në fushë dhe zbatimit me përpikëri të instruksioneve të paraqitura perpara takimit. Te them  të drejtën kam pritur lojë më të fortë të skuadrës rivale, por Drenica dëshmoi cilësi gjatë këtij takimit dhe nuk lejuam për asnjë çast të rrezikohej fitorja jonë”.

Drenica-Hysi 4:2 (2:0)

Në stadiumin “Bajram Aliu”, Skenderaj.

Shikues 1000.

Gjyqtarë: M. Ferati, F. Agërbashi, N.Raci.

KV: Shosholli (DR), Sogojeva (HY). 

Shënues: Bajraktari 25’, 28’, Limani 56’, Syla 72’ / Osmani 74’, 78’

Drenica: Shosholli, Geci, Lushtaku, Hajdari, Gashi, L.Syla, B.Bajraktari (A.Syla)(Shabanaj), F.Bajraktari (Brahimi), Haliti, Limani, Muja.

Hysi: Neziri, P.Osmani, Ahmeti, Papuqi, Sogojeva, Haliti (Kida), Musolli, Hoxha(Gashi), Berisha (A.Zabërgja), E.Zabërgja, L.Osmani.

komente