Raiffeisen Superliga / Ferizaj - Kosova (V) 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Mars 2010 04:00   Shtyp

kosova_futboll_trepca_559211148Ferizaj ka arritur nje fitore minimale me rezultat 1:0 duke mundur Kosovën e Vushtrrisë, në kuadër të javës së 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Pjesa e parë e ndeshjes ishte në tërësi e barabartë, ndonese era e forte e veshtiresoi deri diku lojen. Sulmuesit vendas u munduan përmes kundërsulmeve  të shënonin golin e epërsisë, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse gjuajtjet e Sylës,Topallit, Halitit, etj. nuk ishin të sakta drejt portës së portierit mik. Rasti me i paster ishte ai i Syles ne minuten e peste por i pankroketizuar. Në minutën e 35-të, Shpend Gashi pati rast ideal për të shënuar, por dështoi nga afërsia. Vushtrriasit gati shënuan në minutën e 36-të kur Zuqaku nga afër nuk arriti të mposht portierin Afrim Ajdini. Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të Topalli dhe Sadriu kombinuan perpara portës së Kosovës, ndërsa mbrojtësi Izmaku me mund largoi topin, por deri të futbollisti rival, Abdyl Haliti, i cili pasi kaloi një mbrojtës arriti të shënoi një gol të bukur dhe 1:0. Dy-tre minuta më vonë tre futbollistët e Ferizajt në pozitën ideale për të shënuar gol, por mosmarrëveshjet mes vete dhe rasti shkoi huq.

Deklaruan pas ndeshjes

Arsim Abazi, trajner i Ferizaj: “ Ishte nje fitore shume e rendesishme. Pas dy humbjeve radhazi më në fund arritëm te sigurojme tre pike. Lojtaret dëshmuan lojë të mirë dhe kjo ndikoje shume per ekipin toone qe te arrinim fitore”.
Agron Selmani, trajner i Kosovës: “Konsideroj se ka qenë lojë e fortë, e sidomos nga ana e vendasve, për çka mendoj se nuk i duhet një lojë e tillë. Ferizaj ka skuadër që mund të jap më shumë nga vetja dhe jo të luajë lojë shumë të fortë”

Ferizaj-Kosova (V) 1:0
Stadiumi i qytetit “Ismet Shabani”, Ferizaj.
Shikues: Mbi 1000.
Gjyqtarë: H. Hajdari, S. Krasniqi, F. Brahushi.
Shënues: Haliti 53’
Kartona te verdhe: Rexhepi, Tafa, Syla Sadriu / Vilanci, Caka, Zabërgja
Karton te kuq: Sadriu (pas dy të verdhave).
Ferizaj: Ajdini, Çerkini, B. Shabani, Rexhepiu, Tafa, Lubishtani (Sopa), Gashi, Sadriu, Haliti (Hoxha), Syla (Halimi) Topalli.
Kosova: Sadiku, Istrefi (Deliu), Izmaku, Vilanci, Uka, Cakaj, Shala, Kera (Hyseni), Mustafa (Ibrahimi), Zuqaku, Zabërgja.

Andi Kastrati

komente