Rekord/Vetëm një gol në pesë ndeshje, rekordi i ri në futboll
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 01 Prill 2010 07:37   Shtyp

ffkS’mbahet mend në futbollin e Kosovës, por as në atë futbollin ndërkombëtar që gjatë një xhiro ku janë zhvilluar pesë ndeshje të shënohet vetëm një gol. Kjo dukuri ndodhi të mërkurën në kuadër të Javës së 21-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Të gjitha takimet e kësaj mesjave kanë përfunduar pa gol, përveç ndeshjes Ferizaj - Vëllaznimi, në të cilën skuadra nikoqire ia doli që të shënoj një gol. Bazuar në takimet e zhvilluar, sulmuesit e skuadrave elitarë në këtë xhiro nuk ishin efikas, madje në takimin Hysi - Prishtina, sulmuesi i nikoqirëve, Mentor Zhdrella dështoj edhe nga penalltia.

Raiffeisen Superliga / Java e 21-të

Ferizaj - Vëllaznimi        1:0

Kosova - KEK-u          0:0

Trepça - Besa               0:0

Gjilani - Drenica            0:0

Hysi - Prishtina              0:0

Në javën e 22-të, me 3-4 prill takohen:

Vëllaznimi-Hysi

Prishtina-Gjilani

Drenica-Trepça

Besa-Liria

Flamurtari-Kosova (V)

KEK-u-Ferizaj

komente