Komisioni Disiplinor i FFK denon me gjashtë muaj Muqiqi
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Prill 2010 20:47   Shtyp

ffkKomisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (KD i FFK), ka dënuar më gjashtë muaj nënkryetarin e FC Prishtina, Afrim Muqiqin, për shkak deklaratave të pabaza dhe fyese kundër FFK-së. Gjithashtu KD ka dënuar edhe KF “Vëllaznimin” më me një lojë pa praninë e shikuesve për shkak të mosorganizimit të mirë në takimin Vëllaznimi - Prishtina.

“Komisioni Disiplinor i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës dhe ka marrë këto vendime: KF ‘Vëllaznimi’ për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes Vëllaznimi - Prishtina është ndëshkuar me një lojë pa praninë e shikuesve. Ka ndëshkuar me 6 muaj mosushtrim të funksioneve në klub në gjithë aktivitetin që organizon FFK-ja, Afrim Muqiqin nënkryetar i KF ‘Prishtina’ për shkak të deklaratave të pabaza dhe fyese kundër FFK-së”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Sipas këtij njoftimi “KD ka ndëshkuar lojtarin e KF ‘Flamurtari’, Burim Fejza me dy ndeshje moslojë si dhe gjyqtarin Agim Rexhepi më pesë ndeshje mosreferim për shkak të notimit me notë të dobët”.

Fatmir Bytyçi

komente