Raiffeisen Superliga / Prishtina-Gjilani 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Prill 2010 17:17   Shtyp

prishtina_kosovav_1_0Një gol i Ardian Kozhanit dhe një gol i Suad Saliagiqit, i kanë siguruar trepikëshin Prishtinës në duel më Gjilanin, duke fundosur edhe më shumë skuadrën gjilanas, e cila po lufton në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina dhe Gjilani, janë ballafaquar të dielën në stadiumin e Prishtinës, në kuadër të Javës së 22-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Përballja në mes këtyre dy skuadrave ka dhënë një lojë mesatare, ndonëse nikoqirët kishin më shumë iniciative në terren. Kryeqytetasit pas disa tentimeve të kota, në minutën e 22-të, nëpërmjet Ardian Kozahnit, kaluan në epërsi prej 1:0.

Edhe 45-minutëshi i dytë ka dhënë ritmin e njëjtë të lojës. Mysafirët nga Gjilani, me gjithë angazhimin e tyre tentonin më të gjitha forcat të vinin deri të goli i barazimit, mirëpo mbrojtja e vendësve më sukses ndalët të gjitha sulmet e mysafirëve. Pas 70 minuta lojë, Prishtina, më golin e sulmuesit Suad Saliagiq, shtojë epërsinë prej 2:0. Ndërkohë gjilanasit fal autogolit të Behar Maliqit (82), ngushtuan epërsinë prej 2:1, kurse Stojanoski, në fund të takimit ka mundur të barazoj shifrat, por goditja e tij qëlloi shtyllën pingule.

 

Deklaruan pas lojës:

 

Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Pesha e lojës bëri që të mos tregojmë lojë të bukur për sy, megjithatë ne dominuan gjatë terë lojës. Krijuam disa raste të mira si dhe shënuam dy gola. E rëndësishme është se arkëtuam tri pikë”.

Muharrem Sahiti, trajner i Gjilanit: “E kam ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë. Prishtina, nuk tregoj diferencë të madh në raport më skuadrën tonë, por ne bëmë disa gabim që na kushtuan. Patëm rastin të barazojmë rezultatin, por nuk ia dolëm. Gjyqtari nga mosdija bëri disa gabim që ndikuan në lojë”.

 

Prishtina - Gjilani 2:1

Shikues: Rreth 500

Ghjyqtarë: Baliu, Gashi, Raci

KV: Dajaku (Prishtina), Dragusha, Zeqiri (Gjilan)

PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani, Behar Maliqi, Azem Ahmeti, Taulant Dajaku, Suad Saliagiq (Viktor Kuka), Astrit Fazliu (Agron Skeraj).

GJILANI: Enver Sermaxhaj, Ridvan Uka, Florim Murseli (Ardian Bajraliu), Alban Hyseni, Besmir Xhika, Muhamet Dragusha, Xhevdet Muji (Agron Beqiri), Igor Talevski, Drilon Berisha (Chijioke Jisieke), Dragan Stojanovski, Sabri Osmani.


Fatmir Bytyçi

komente