KF Trepça / Largohet Rama, rikthehet Sejdiu!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 00:30   Shtyp

sejdiu1Trajneri i Trepçës, Nazmi Rama, ka dhënë dorëheqje.

“Xehetarët” humben ndeshjen ndaj Drenicës, në kuadër të Javës së 22-të të Raiffeisen Superliga në Futboll, dhe menjëherë pas kësaj ndeshje Rama ka ofruar dorëheqje.

Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e klubit kanë vendosur ta rikthejnë ish-trajnerin Gani Sejdiun.

Sejdiu ka premtuar se Trepçës, do të fitoj titullin e kampionit.

“Jam i bindur se Trepça, do t’i kthehet rezultateve pozitive. Synimi ynë mbetet titulli dhe besoj se do të arrijmë qëllimet e klubit”, ka thënë Sejdiu.

Fatmir Bytyçi

komente