Futboll / Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në derbin ndaj Besës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Prill 2010 19:10   Shtyp

prishtina_kosovav_1_0Në “Shahinhaxhiislami” ka fituar futbolli

"Kam thene edhe me pare,po them dhe tash,se Prishtina nuk e ka vendin aty ku eshte tash ne renditjen tabelore.Ne ne cdo takim do te kerkojme fitore,ne menyre qe te jemi sa me lart ne renditjen tabelore"ka thene trajneri i Prishtines,Ramiz Krasniqi

Prishtinë, 13 prill - Trajneri i kampiones në fuqi, Prishtinës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se është i lumtur që ka fituar derbin përballë Besës në “Shahinhaxhislami” të Pejës.

Rivalet e vjetër, Besa dhe Prishtina, sprovuan forcat të dielën që e lamë pas në kuadër të Javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll.

Sipas Krasniqit, në derbin Besa - Prishtina ka fituar futbolli. Ai ka lavdëruar organizimin e kësaj loje. Sipas Krasniqit, Prishtina ka qenë më e mirë se Besa dhe se, ai thotë se të përzgjedhurit e tij me plot meritë kanë marrë trepikëshin në këtë sfidë të rëndësishme për të dyja palët.

“Fillimisht dua ta falënderoj skuadrën e Besës për mikpritjen që na ka bërë. Gjithçka ka funksionuar ashtu siç duhet. Në këtë ndeshje ka fituar futbolli i Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

“Sa i përket lojës, ne kemi qenë për disa nuanca më të mirë se pejanët dhe se, me meritë ka fituar pikët maksimale”, tha Krasniqi.

Kërkon trepikëshin edhe ndaj liderit

Numri një i bankinës së kryeqytetasve, Ramiz Krasniqi, ka thënë se pas fitores në Pejë, motivi është rritur te skuadra e tij. Ai pohon se tashmë skuadra është duke menduar për ballafaqimin e radhës ndaj Trepçës.

“Pasi kaluam me sukses përballjen me Besën, tashmë kemi nisur përgatitjet për duelin e radhës që do ta zhvillojmë në Prishtinë kundër Trepçës. Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Nuk do ta kemi aspak lehtë ndaj Trepçës, për faktin se është skuadër e mirë, por synimi ynë edhe në këtë duel është që të arkëtojmë edhe tri pikë të reja”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se Prishtina nuk e ka vendin ku gjendet aktualisht.

“Kam thënë edhe më parë, po them dhe tash, se Prishtina nuk e ka vendin aty ku është tash në renditjen tabelore. Ne në çdo takim do të kërkojmë fitore, në mënyrë që të jemi sa më lart në renditjen tabelore”, ka thënë Krasniqi,  i cili ka bërë me dije se në skuadër po ndihet mungesa e Isuf Llumnicës.

“Nga skuadra kanë shkuar disa lojtarë, por më së shumti po ndihet mungesa e Isuf Llumnicës, i cili ende vuan nga lëndimi, por jam i bindur se edhe me këtë ekip rezultatet që ne i dëshirojmë nuk do të mungojnë”, ka përfunduar Krasniqi.

 

Fatmir Bytyci

komente