Futboll / Sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu, është duke u rikuperuar me sukses nga lëndimi
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Prill 2010 14:20   Shtyp

astrit_fazliuFazliu rikthehet pas dyjavësh

“Para dy ditësh e kam hequr gipsin. Kam filluar të eci. Mjekët më kanë thënë se pas dy javësh mund të rikthehem në trening. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe t’i ndihmoj skuadrës në takimet e mbetura”, ka thënë Astrit Fazliu

Prishtinë, 14 prill - Sulmuesi i rrezikshëm, Astrit Fazliu, është duke u rikuperuar me sukses nga lëndimi që pësoi në takim kundër Gjilanit. Rikthimi i tij pritet të ndodhë pas dy javësh. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë sulmuesi, i cili mezi po pret të rikthehet në formacionin e skuadrës kampione.

“Para dy ditësh e kam hequr gipsin. Kam filluar të eci. Mjekët më kanë thënë se pas dy javësh mund të rikthehem në trening. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe t’i ndihmoj skuadrës në takimet e mbetura”, ka thënë Astrit Fazliu, i cili kishte të lënduar ligamentet e këmbës së djathtë.

Sulmuesi Fazliu konsiderohet një nga sulmuesit kryesor te skuadra kampione duke dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e skuadrës së Prishtinës.

Veton Zymberi

komente