Futboll / Aktuale në KF KEK-u
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 17:05   Shtyp

bylbyl_sokoliKEK-u “redukton” Bylbyl Sokolin

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së Hysit. Bylbyl Sokoli është trajneri ynë dhe do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të kampionatit. Ne së bashku me Sokolin synojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Istref Klinaku

Prishtinë,  20 prill - Pavarësisht që drejtori ekzekutiv i Hysit, Afrim Maclua, kishte deklaruar se të hënën Bylbyl Sokoli do ta marrë drejtimin e skuadrës, kështu nuk do të ndodhë, pasi kryetari i KF KEK-ut, Istref Klinaku, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Bylbyl Sokolit nga skuadra. Ai ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me skuadrën e Hysit në lidhje me transferimin e Sokolit në Merdare.

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së Hysit. Bylbyl Sokoli është trajneri ynë dhe do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të kampionatit. Ne së bashku me Sokolin synojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Istref Klinaku.

Bylbyl Sokoli e ka udhëhequr në mënyrë të përkryer skuadrën e KEK-ut në këtë kampionat. Ai, pavarësisht disa largimeve të rëndësishme në afatin kalimtar të dimrit, arriti që me futbollistë të rinj të hyjë në garë për titull të kampionit. Diferenca në mes të skuadrës së tij dhe skuadrës lidere tash është vetëm një pikë.

Veton Zymberi

komente