Trajneri Bylbyl Sokoli afër marrëveshjes me Hysin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Qershor 2010 19:00   Shtyp
bylbyl_sokoliSokoli 99 % trajner i Hysit

Strategu i njohur i futbollit të Kosovës, Bylbyl Sokoli, është shumë afër marrëveshjes me skuadrën e Hysit.

Sokoli, i cili së fundit drejtoi KEK-un, ka kohë që është ne negociata me skuadrën nga Merdara. Një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin tonë, Bylbyl Sokoli ka thënë se janë duke u zhvilluar negociata me drejtuesit e Hysit. Sipas tij, brenda pak ditësh zyrtarisht do të dihet nëse ai do të jetë trajner i ri i Hysit.

“Jemi duke vazhduar negociatat me drejtuesit e Hysit. Brenda pak ditësh do të dihet zyrtarisht se a do të jem trajner i Hysit”, ka thënë Sokoli.

Macula: Sokoli trajner i Hysit

Ndërkaq, shefi ekzekutiv i Hysit, Afrim Macula, ka thënë se Sokoli do të jetë trajner i Hysit. Ai ka pohuar se 99 % është kryer puna me Sokolin.

“Negociatat janë në përfundim. 99 % Sokoli do të jetë trajner i Hysit. Kanë mbetur të kryhen edhe disa detaje të vogla, në mënyrë që edhe zyrtarisht Sokoli të emërohet trajner i skuadrës sonë”, ka thënë shefi ekzekutiv i Hysit, Afrim Macula.

Kujtojmë  se Sokoli në futbollin e Kosovës ka fituar të gjithë  titujt e mundshëm, kurse sukses të madh ka korrur edhe në  Maqedoni, me skuadrën e Renovës dhe Milano të Kumanovës.

Fatmir Bytyci

komente