Elvis Osmani rinovon kontratën dy vjeçare me Trepçën
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Qershor 2010 19:35   Shtyp
elvis_osmani__106142744Kapiteni i kampiones, Trepçës, Elvis Osmani ka rinovuar kontratën më “xehetarët” edhe për dy vjet.

Osmani, i cili ishte lojtari me meritor që skuadra mitrovicase u shpall kampion, ka thënë se ndihet i lumtur që sërish do të jetë pjesë e Trepçës.

“Jam i lumtur që kam rinovuar kontratën me Trepçën. Kontributi im nuk do të mungojë as në edicionin e ri”, ka thënë Osmani. Ai gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 14 gola.

Fatmir Bytyci

komente