Ndihmohen gjyqtarët kosovarë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Shtator 2009 12:51   Shtyp

arbitra_kosovaGjyqtari i futbollit të Kosovës, Amir Lamaxhema i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Ruzhdi Breznicës 80 palë fanella komplet, dedikuar gjyqtarëve të futbolli dhuratë nga Shoqata e Gjyqtarëve të Anglisë, përkatësisht të ish-sekretares së Shoqatës angleze Beryl Gillets, e ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Në të vërtet Amir Lamaxhema duke qenë punonjës i organizatave ndërkombëtar në Kosovë (aktualisht në EULEX) ka qenë edhe në Angli ku është anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit në ishullin ndërmjet Liverpoolit dhe Dablinit dhe atje ia kanë dhënë mundësin edhe të gjykojë në katër ndeshje. Kështu që kjo ka bërë që miqësia e Lamaxhemës me gjyqtarët anglez veçanërisht me znj. Gillets, të kemi dhuratë këto pajise. Amir Lamaxhema me këtë rast ka thënë se kjo ishte mundësia e tij bashkë me znj. Gillets.

“Ky është obligim i të gjithëve që kanë mundësi ta ndihmojnë futbollin e Kosovës, me këtë rast unë kam ndihmuar kolegët e mi, sepse unë e di në çfarë kushte gjendemi”, ka thënë Lamaxhema. Ndërsa sekretari i FFK-së, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Ruzhdi Breznica kanë falënderuar Amir Lamaxhemën si dhe zonjën Gillets për këto pajisje.

Veton Zymberi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide