FFK : Fajtorët do të ndëshkohen
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Shtator 2009 13:50   Shtyp

ffk“Jemi duke i bërë do deklarata plotësuese. Besoj se vendimi do të merret gjatë kësaj jave. Një gjë është e sigurt, fajtorët e këtij incidenti do të ndëshkohen”, ka thënë Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Veton Zymberi

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) janë zotuar se fajtorët e incidentit në takimin Kosova e Vushtrrisë - Trepça do të ndëshkohen. Nënkryetari i FFK-së, Agmi Ademi, një ditë pas incidentit ka thënë se fajtorët duhet ta marrin dënimin e merituar, kurse vendimi, sipas tij, pritet të merret gjatë javës.

“Jemi duke i bërë do deklarata plotësuese. Besoj se vendimi do të merret gjatë kësaj jave. Një gjë është e sigurt, fajtorët e këtij incidenti do të ndëshkohen”, ka thënë Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Numri dy në futbollin e Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mendimin se ky incident nuk i është dashur futbollit të Kosovës dhe, sipas tij, e ka dëmtuar tej mase.

“Më ka ardhur shumë keq për këtë incident. Që nga futbollisti më i ri e deri te kryetari i Federatës zotohen për mbarëvajtje të rregullt, por ende një gjë e tillë nuk funksionon. Ky incident po e dëmton futbollin e Kosovës. Ka ndodhur në kohën më të keqe, kur jemi duke bërë përpjekje të pranohemi në UEFA dhe FIFA”, ka shtuar Ademi.

Ndërsa, Azem Brovina, kryetar i Komisionit Disiplinor të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka thënë se vendimi mund të merret të mërkurën. “Të mërkurën në orën dhjetë është mbledhja e Komisionit. Të shohim çfarë dokumente ofrohen”, ka thënë Brovina.

komente