Mustafa-Dinamo Zagreb, Prishtina i mbane larg !
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Shtator 2010 17:11   Shtyp

argjentiTalenti kosovar Argjend Mustafa gjate veres beri nje prove te gjigandet e Dinamos se Zagrebit duke bindur stafin kroat per cilesite e tij te shkelqyera, por Prishtina klubi qe zoteron kartonin e Mustafes kerkon te perfitoje shume me shitjen e tij. Kjo gje nuk i ka pelqyer kroateve te cilet e quajne te tepert shumen qe kerkojne drejtuesit kosovar dhe tratativa momentalisht eshte e bllokuar. Prishtina i ka afruar rinovim Mustafes kontrata e te cilit perfundon vitin tjeter, por talenti 18 vjeçar nuk ka pranuar dhe per Albaniasoccer.com ai eshte shprehur se :

“Dua te luaj ne Kroaci me Dinamon. Eshte nje shans i shkelqyer per karrieren time" .

Klubi kosovare ka dy zgjidhje, te pranoje te shese fantazistin ose ta humbasin vitin tjeter me parametra zero. Ja vlen te theksohet se Mustafa ka oferta dhe nga ekipe te tjera, por destinacioni Kroaci mbetet ai me i preferuari.

Igli Nikolla

komente