Bylbyl Sokoli : Ja pse e refuzova Trepçën
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Shtator 2009 11:13   Shtyp

b.sokoliVeton Zymberi

Një nga trajnerët më të mirë në futbollin e Kosovës, Bylbyl Sokoli, ishte shumë afër marrëveshjes me skuadrën të cilën e kishte kundërshtare të mërkurën në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. Mirëpo, marrëveshja e Sokolit me skuadrën e KEK-ut ka qenë pengesa kryesore.

“Drejtuesi e skuadrës së Trepçës me kanë kontaktuar, por unë jam trajner i cili respektoj marrëveshjet. Kam obligim ndaj skuadrës së KEK-ut, por jam i nderuar me interesimin e Trepçës”, ka thënë Sokoli, i cili ka marrëveshje me skuadrën e KEK-ut deri në janar të vitit 2010.

komente