Raiffeisen Superliga / Trepca - Hysi 2-1
nga Yll Begu   E diel, 06 Mars 2011 18:23   Shtyp
TrepcaTrepça në stilin e kampiones
Skuadra kampione në fuqi, Trepça e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Raiffeisen Superligë dhe atë duke e mposhtur njërin prej kandidatëve më serioz në garën për titull, Hysin. Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka përfunduar me rezultat 2:1. Hysin e kaloi në epërsi Mentor Zhdrella, në minutën e 26-të, por më pas kampionët në fuqi arritën të rikthehen në rezultat. Në minutën e 39-të shifrat u barazuan me golin e Benis Krasniqit, i cili e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij, derisa fitoren e mitrovicasve e vulosi Bardhyl Kaçiu, kur po luhej minuta e 74-të. Kësisoj, trajneri i ri i Hysit, Genc Hoxha, debutoi me humbje në krye të bankinës së skuadrës llapjane, derisa Trepça me këtë fitore dëshmoi se do të mund të luajë rol të rëndësishëm në rrjedhën e stinorit pranveror. 

Rezultatet
Trepça ‘89-Liria1:0
Trepça-Hysi2:1
Ballkani-Vëllaznimi2:1
Ferizaj-Besa0:1
Flamurtari-KEK-u1:2

E mërkurë
Drenica-Prishtina


Tabela
1.Prishtina 17 12 3 2 31:13 18 39
2.Hysi 18 10 3 5 38:23 15 33
3.Besa 18 8 5 5 29:19 10 29
4.Trepça 18 7 6 5 25:22 3 27
5.Liria 18 7 5 6 27:23 4 26
6.Trepça'89 18 7 4 7 24:25 -1 25
7.KEK-u 18 7 4 7 24:26 -2 25
8.Flamurtari 18 5 5 8 25:29 -4 20
9.Drenica 17 5 4 8 19:22 -3 19
10.Ballkani 18 4 7 7 20:25 -5 19
11.Vëllaznimi 18 5 4 9 23:34 -11 19
12.Ferizaj 18 3 4 11 15:39 -24 13
komente