Raiffeisen Superliga / Shengyli: Prishtina, hap gjigant drejt titullit
nga Yll Begu   E enjte, 10 Mars 2011 13:39   Shtyp

skender_shengyliIsh-trajneri i Ballkanit në stinorin vjeshtor, Skënder Shengyli, ka vlerësuar se fitorja e Prishtinës në Skenderaj me Drenicën, 2:0, ia ka lehtësuar edhe më shumë rrugën kësaj skuadre drejt titullit të kampionit. “Prishtina ka pasur përparësi të madhe ndaj skuadrave përcjellëse edhe para ndeshjes me Drenicën, kurse tash ka bërë një hap gjigant në arritjen e qëllimit për t’u shpallur kampione. Mirëpo, ende është herët të thuhet se gara për titull ka marrë fund, sepse deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, kurse dihet se futbolli shpesh është i paparashikueshëm”, deklaroi Shengyli. Ai tha se lufta për mbijetesë në Raiffeisen Superligë do të jetë shumë më interesante. “Humbja e Flamurtarit kundër KEK-ut dhe ajo e Drenicës kundër Prishtinës, si dhe fitorja e Ballkanit në duel me Vëllaznimi ka shkaktuar rrëmujë të madhe në fundin e renditjes. Përveç Ferizajt, e cila duket se i ka ngritur duart nga elita, katër apo pesë skuadrat e tjera nga fundi i renditjes do të zhvillojnë një luftë të ashpër për t’iu shmangur pozitave që nuk e garantojnë mbetjen në ligë”, shtoi Shengyli.

komente