Ballkani / Guraziu: Kundër Lirisë luajtëm shumë dobët
nga Yll Begu   E hënë, 14 Mars 2011 17:10   Shtyp

ballkanikfMesfushori ofanziv i Ballkanit, Fillim Guraziu e ka vlerësuar paraqitjen kundër Lirisë në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë, si një ndër paraqitjet më të dobëta të skuadrës portokalli. Therandasit pësuan humbje, me rezultat të thellë 0:3, duke ia vështirësuar vetës dukshëm punët për mbetje në elitë. “Kundër Lirisë luajtëm shumë dobët. Nuk e di pse ndodhi diçka e tillë,  por me gjasë ngarkesa e madhe psikike e bëri të vetën. Me këtë nuk dua ta nënvlerësojë lojën e futbollistëve të Lirisë, të cilët ishin shumë më të relaksuar dhe me meritë iu gëzuan tri pikëve”, tha Guraziu. Skuadra e tij në javën e ardhshme luan si vendase në Rahovec kundër liderit të renditjes, Prishtinës. “Jemi duke u mobilizuar maksimalisht që kundër liderit të paraqitemi sa më mirë. Jemi të vetëdijshëm se në këtë duel e kemi trenin e fundit për të bërë diçka rreth ikjes nga zona e rrezikut”, shtoi Guraziu.

komente