Flamurtari / Tortoshi nuk dorëzohet
nga Yll Begu   E martë, 15 Mars 2011 14:09   Shtyp

tortoshiTrajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, nuk e ka ndërmend të dorëzohet edhe pse skuadra e tij e ka nisur stinorin pranveror me dy humbje radhazi, kundër KEK-ut në shtëpi, 1:2 dhe kundër Drenicës në Skenderaj, po ashtu 1:2. Radhët e kësaj skuadre gjatë dimrit u përforcuan me madje 11 futbollistë, por deri më tash ardhjet e reja nuk janë treguar të frytshme. “E kemi nisur keq stinorin, por nuk do të dorëzohemi. Situata në fundin e renditjes është bërë shumë e komplikuar, mirëpo ne duhet të mobilizohemi për ta shijuar sa më parë fitoren, e cila do ta rikthente qetësinë. Kundër Drenicës luajtëm shumë më mirë se sa në ndeshjen e parë, por nuk u treguam efikas në finalizimin e rasteve. Tash sërish do të ballafaqohemi të mërkurën me Drenicën në kuadër të kupës dhe shpresoj se do ta eliminojmë nga garat e mëtutjeshme. Një fitore në këtë takim do të na shërbente edhe si motiv shtesë për sfidën shumë të vështirë kundër Hysit në fundjavë”, deklaroi Tortoshi. Ai nuk e fshehu optimizmin që ndaj skuadrës që lufton për titull t’i gëzohen fitores. “Luajmë para tifozëve tanë dhe kemi nevojë për t’i arkëtuar tri pikë. E dimë se nuk do të jetë lehtë, por me një angazhim maksimal mund t’ia arrijmë qëllimit”, shtoi Tortoshi.

komente