Flamurtari / Bellopoja: Kthimi i vetëbesimit te skuadra, detyra ime e parë
nga Yll Begu   E mërkurë, 23 Mars 2011 14:06   Shtyp

bellopojaAbdyl Bellopoja ka pasur sot takimin e parë me futbollistët e Flamurtarit. Ai të martën nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin kuqezi, pas dorëheqjes së Jusuf Tortoshit për shkak të tri humbjeve radhazi në fillim të stinorit pranveror. Bellopoja thotë se detyra e tij e parë është kthimi i vetëbesimit te skuadra.  “Kthimi i moralit dhe vetëbesimit të skuadrës është detyra e parë, pastaj vijnë tjerat. Zhgënjimi në klub pas serisë së dobët është i madh, por besoj se shumë shpejt do të dalim nga situata aktuale”, tha Bellopoja. Ai kërkon mobilizim të të gjithëve në klub për t’iu shmangur rënies nga elita. “Kryesia, shtabi teknik, futbollistët dhe tifozët duhet të jenë tash më të organizuar se kurrë, pasi jemi në një situatë të vështirë. Flamurtari ka nevojë për përkrahjen e madhe të tifozëve, por normalisht se ata mund t’i kthejmë në tribunat e stadiumit vetëm me disiplinë, korrektësi dhe lojëra cilësore”, shtoi Bellopoja. Për të ardhmen ai mendon se klubi kuqezi duhet të përqendrohet në talentet që dalin nga shkolla e klubit, në mënyrë që mos të shpenzojmë shumë para për transferimin e lojtarëve nga skuadrat e tjera, derisa shpreson se pauza gjatë kësaj fundjave për shkak të grumbullimit të Përfaqësueses, do t’i jap mundësi atij të punojë më shumë me skuadrën dhe t’i evitojë dobësitë e shfaqura në tri ndeshjet e para.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide