Prishtina / Krasniqi: E kisha të vështirë t’i motivoja futbollistët
nga Yll Begu   E mërkurë, 30 Mars 2011 21:22   Shtyp
ramizkrasniqiTrajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi pranoi se e kishte të vështirë për t’i motivuar futbollistët e tij për sfidën me skuadrën e fundit në renditje, Ferizajn. Mirëpo, duket se goli i epërsisë që e realizuan ferizajasit në minutën e 15-të e ndihmoi trajnerin prishtinas në këtë aspekt, pasi lojtarët e tij e morën më me seriozitet ndeshjen dhe arritën të shënojnë tre gola nëpërmjet Besnik Krasniqit, Faton Zejnullahut dhe Suad Saliagiqit. “E pranoj se këtë herë ishte e vështirë për ta motivuar skuadrën për këtë ndeshje, sepse kishim të bënim me skuadrën e fundit në renditje, e cila i ka çuar duart nga elita. Mirëpo, ia dolëm që të luajmë me seriozitet dhe ndonëse ishim në disavantazh në fund arritëm t’i gëzohemi fitores. Edhe në ndeshjet e tjera do të vazhdojmë të paraqitemi me seriozitet për të ecur me hapa të sigurt drejt titullit”, tha Krasniqi.
komente