Miqesore/ Lask Linz zbret ne Mitrovice perballe Trepces
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Prill 2011 15:07   Shtyp

TrepcaKampionet ne fuqi te Kosoves do te zhvillojne nje ndeshje miqesore ne fund te muajit maj me skuadren austriake Lask Linz. Ne kete ekip luan dhe mesfushori i kombetares Klodian Duro. Takimi do te zhvillohet ne stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ ne Mitrovice. Kjo ndeshje eshte bere e mundur pas insistimit te kryetarit te Federates se Futbollit te Kosoves (FFK), Fadil Vokrri. Palet kane rene dakord parimisht, ndersa kane mbetur per t’u diskutuar edhe detajet perfundimtare. Mediat kosovare bejne te ditur se mundesite qe kjo ndeshje te luhet jane te medha por tifozet kosovar pak shpresojne pas dy miqesoreve qe deshtuan mes Kombetares se Kosoves apo dhe asaj me Bursasporin.

Pirro Nika

komente