Raiffeisen Superliga / Prishtina - Lepenci 3-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Nentor 2011 21:56   Shtyp

prishtina_-ferizaj_2Prishtina ka arritur qe te “fshije” shpejt nga skena ate humbje qe pesoi ndaj Hysit, duke arritur nje fitore bindese kundrejt Lepencit ne kryeqytet.

Miqte ishin te paret qe kaluan ne avantazh qe ne minuten e dyte kur Xhevdet Shabani goditi sakte me koke brenda zones pas krosit te Florim Berishes.

Prishtina me pas tregoi efikasitet dhe realizoi tre here gjate pjeses se pare, duke vulosur fitoren brenda 45 minitava te fillimit.

Avantazhi per Lepencin nuk zgjati shume, pasi Prishtina barazoi pas 3-4 minutave me ane te kapitenit Azem Ahmeti i cili shfrytezoi sakte krosin e Faton Zejnullahut nga goditja kendit dhe me koke gjuan sakte duke e derguar topin ne rrjete dhe barazpeshuar lojen.

Prishtina 10 minuta me vone, realizoi golin e avantazhit kur Faton Zejnullahu goditi sakte ne hyrje te zones duke mposhtur portierin mik. Pak caste perpara se skuadrat te shkonin ne dhomat e zhveshjes, ishte sulmuesi Astrit Fazlliu qe me nje gjuajtje te bukur e dergoi topin ne rrjete per te treten here.

Me kete fitore Prishtina rimer kryesimin e kampionatit dhe prêt perfundimin e takimeve te tjera qe do te luhen te merkuren mbasdite.

Thane pas ndeshjes :

Ramiz Krasniqi – Trajner i Prishtines : « Ishte nje fitore e rendesishme pas erdhi pas asaj humbje me kampionet. Ekipi luajti mire, por duhet qe lojtaret te jene me te sakte perpara portes dhe te mos humbin aq shume raste per shenim »

Arsim Abazi – Trajner i Lepencit : « Prishtina e meritoi fitoren dhe pati epersi gjate pjeses se pare, ndonese ne shenuam te paret,por nuk mundem ta ruajme avantazhin, Pjesa e dyte ishte e barazpeshuar. Na mbetet te punojme shume ne keto ndeshjet e mbetura per te permiresuar nivelin dhe riparuar gabimet e kryera. »

Kliko – Skeda e ndeshjes

komente