Premton Muja : Drenica s’ndalet më
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Tetor 2009 15:22   Shtyp

premton_muja“Primare për mua është ta jap maksimumin në skuadër. E, nëse më jepet rasti, pse të mos kërkoj epitetin e golashënuesit më të mirë. Deri tash kam shënuar gjashtë gola (pesë në garat e kampionatit, kurse një në garat e Kupës), por ajo që është e rëndësishme, është fakti se të gjitha golat e mia kanë vendosur epilogun e fitores së skuadrës sime”, ka thënë sulmuesi i Drenicës, Premton Muja

Fatmir Bytyçi

Sulmuesi i Drenicës, njëkohësisht autor i dygolëshit në përballje me Kosovën e Vushtrrisë, Premton Muja, ka thënë se është i kënaqur jo vetëm me dygolëshin e tij, por edhe me fitoren e skuadrës së tij ndaj Kosovës së Vushtrrisë.

Skuadra nga Skenderaj, pas trepikëshit të fituar ndaj vushtrriasve, ka ikur nga zona e rrezikshme dhe se, tashmë mund të jetë më e qetë për ndeshjet e radhës.

Muja, që tashmë konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të drenicasve, ka pohuar se kjo fitore ka rritur në masë të madhe motivin në radhët e skuadrës së tij. Sipas tij, seria e fitoreve të Drenicës do të vazhdojë edhe në ballafaqimet e radhës.

“Jam i lumtur që fituam ndaj Kosovës së Vushtrrisë. Përveç fitores së thellë, kemi shfaqur edhe lojë të mirë dhe se, falë kësaj loje erdhi edhe fitorja.

E rëndësishme është fakti se tashmë skuadra jonë ka hyrë në formë të mirë dhe se, do ta vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive edhe në takimet e radhës. Drenica tashmë s’do të ndalet”.

Sulmuesi gjilanas, Muja, është në mesin e futbollistëve që mund ta fitojë epitetin e golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit tonë. Sipas tij, në plan të parë vjen angazhimi në skuadër, më pas edhe gara për golashënuesin më të mirë.

“Primare për mua është ta jap maksimumin në skuadër. E, nëse më jepet rasti, pse të mos kërkoj epitetin e golashënuesit më të mirë. Deri tash kam shënuar gjashtë gola (pesë në garat e kampionatit, kurse një në garat e Kupës), por ajo që është e rëndësishme, është fakti se të gjitha golat e mia kanë vendosur epilogun e fitores së skuadrës sime”, ka thënë sulmuesi i Drenicës, Premton Muja.


Muja kërkon pikë edhe në Ferizaj

Drenica ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në udhëtim ndaj Ferizajt. Sipas Mujës, “skuadra e tij edhe në këtë takim objektiv ka rezultat pozitiv”.

“Do të jemi në mungesë të Dukagjin Gashit, por besoj se ata futbollistë që do të jenë në terren, do ta japin maksimumin, në mënyrë që edhe ndaj Ferizajt të marrim pikë”, ka përfunduar Muja.

komente