Flamurtari - Drenica 2-0 / Flamurtari fiton derbin kuqezi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Nentor 2009 21:24   Shtyp

flamurtari-prishtinaFlamurtari i Prishtinës, ka fituar derbin kuqezi 2-0 të dielën në shtëpi të vet, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 16-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Flamurtari më dygolëshin e Arton Gashit (13 dhe 89), mundi Drenicën, duke bërë edhe një hap të fuqishëm në pjesën e epermë të tabelës.

Lojë të mirë shfaqen edhe drenicasit, të cilët krijuan disa raste të mira shënimi, por pa finalizimin e duhur.

Deklaruan pas lojës:

Arton Gashi, lojtar i Flamurtarit: “Ishte ndeshje e fortë dhe shumë interesante. E deshëm fitoren më shumë se skuadra e Drenicës. Gjatë gjithë ndeshjes u angazhuam maksimalisht. Tash duhet të përqendrohemi për ndeshjen me Prishtinën. Shpresojmë se edhe kundër Prishtinës do të arrijmë fitore”.

Valdet Shoshi, trajner i Drenicës: “Të pësosh disfatë në një ndeshje të tillë është mëkat. Pasi kishim shumë raste shënimi të cilat nuk i konkretizuam. Gjithashtu mbrojtja nuk funksionoi siç duhet dhe pësuam dy gola naive”.

Flamurtari - Drenica 2-0

Stadiumi “Xhemaj Ibishi”

Shikues: mbi 100

Gjyqtarë: Domi, Peshteri, Brahushi

Kartonë të verdhë: Sejdiu, Mehmeti, Marniku (Flamurtari), Haliti, Tahiraj (Drenica)

FLAMURTARI: Fejza, Dervishi, Humolli, Ukzmalaj, Zejnullahu (Cecelija), Sejdiu (Osmani), Gjonbalaj, Mehmeti, Gashi, Jetullahu (Marniku), Bajgora.

DRENICA: Shosholli, Jashari, Lushtaku (Geci), Geci, Syla, Gashi, Bajraktari (Dobra, Tahiraj), Muja, Haliti, Milicaj, Syla.

Fatmir Bytyçi

komente