KF Hysi : Lojtaret jane me kontrata nuk largohen
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Nentor 2009 12:32   Shtyp

hysi_kfTre futbollistë pritet ta përforcojnë skuadrën e Hysit, kurse asnjë nga ta s’do ta largohet, pasi të gjithë kanë kontrata me këtë skuadër. Këtë lajm e ka bërë të ditur sekretari i KF Hysit, Agim Luta.

“Të gjithë futbollistët i kemi me kontrata. Asnjëri prej tyre s’mund të largohet pa dëshirën e klubit. Në këtë afat kalimtar mendojmë t’i angazhojmë tre futbollistë. Dy mbrojtës dhe një sulmues, që të gjithë nga skuadrat rivale të Superligës”, ka thënë Luta, i cili ka bërë të ditur se janë afër të arrijnë marrëveshje me mbrojtësit e skuadrës së Vëllaznimit, Fisnik Papuçi dhe Drilon Dragusha. Kurse sa i përket emrit të sulmuesit, ai ka preferuar ta mbajë sekret. “Jemi në bisedime me Papuqin dhe Dragushën, kurse në plan e kemi ta transferojmë edhe një sulmues. Krejt çfarë mund të them, është se luan në Raiffeisen Superligë”, ka shtuar ai.

Erdogan Brando është i suspenduar ende për shkak se ka thyer rregulloren e klubit. Ai ka kontratë edhe gjashtë muaj, prandaj s’mund të largohet.

Skuadra e Hysit është renditur në pozitën e dytë me 30 pikë, dy pikë më pak se Trepça, që zë vendin e parë. Ndërsa kjo skuadër është kualifikuar edhe për në çerekfinale të Kupës falë fitores që shënoi kundër Kosovës nga Vushtrria me rezultat 2-1.

Veton Zymberi

 

komente