Muharrem Sahiti : Dua perforcime
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 30 Nentor 2009 16:50   Shtyp

muharrem sahitiTrajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të fillojnë ta përforcojnë skuadrën për pjesën e dytë të garave. Tekniku gjilanas ka shprehur mendimin se rezultatet e arritura në stinorin vjeshtor janë reale nëse merret për bazë fondi i futbollistëve.

“Rezultatet e stinorit pranveror janë reale nëse marrim për bazë fondin e futbollistëve. Ne synojmë në pranverë të marrim rezultate më të mira dhe për këtë na duhen përforcime. Konkretisht pesë futbollistë. Prandaj drejtuesit nuk duhet të humbin kohë dhe të sjellin përforcime”, ka thënë Muharrem Sahiti, i cili këtë kampionat e filloi si trajner i Hysit kurse e përfundoi si trajner i Gjilanit.

Numri një i skuadrës së Gjilanit, Muharrem Sahiti, gjithashtu ka bërë të ditur se futbollistët aktualë nuk do të largohen. Ai i ka lavdëruar Petrit Preniqin, Besart Ukzmajlin, për të cilët mendon se kanë treguar se e meritojnë të jenë pjesë e formacionit të Gjilanit.

“Ne nuk kemi fond të mjaftueshëm të futbollistëve. Nga futbollistët aktualë nuk do të largohet asnjë. Në mesin e futbollistëve që duhen veçuar janë Petrit Preniqi dhe Besart Ukzmajli, të cilët vërtet kanë dëshmuar se meritojnë të jenë pjesë e skuadrës së Gjilanit”, ka shtuar Sahiti. Gjilani pas stinorit vjeshtor renditet në pozitën e 10 me 17 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

 

komente