Edmond Rugova : Nga Amerika do të rikthehem me lajme të mira
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Dhjetor 2009 16:30   Shtyp

edmond_rugovaDrejtori gjeneral i FC Prishtina, Edmond Rugova, këtë javë do të udhëtojë për në SHBA. Rugova në Amerikën e largët do të udhëtojë me arsye për të konkretizuar marrëveshje me dy futbollistët amerikanë, Tam Hajmglica dhe Hagi Livo.

“Brenda kësaj jave e kam në plan që të udhëtoj për në SHBA. Misioni im atje ka të bëjë me vazhdimin e negociatave me dy futbollistët amerikanë, Tam Hajmglica dhe Hagi Livo”, ka thënë Rugova.

“Negociatat e nisura kohë më parë me dy futbollistët në fjalë deri tash kanë rrjedhur mirë. Ka mbetur të bisedohet edhe për disa detaje të tjera. Jam i bindur se nga Amerika do të kthehem me lajme të mira”, ka shtuar Rugova, i cili ka disa vjet që jeton në Amerikë. Sipas tij, bëhet fjalë për dy lojtarë të shquar.

“Të dy futbollistët i njoh mirë. Janë lojtarë që luajnë në repartin e sulmit. Bëhet fjalë për dy lojtarë cilësorë. Me transferimin e mundshëm të këtyre dy lojtarëve nuk fiton vetëm Prishtina, por edhe futbolli i Kosovës”, ka theksuar Rugova, i cili ka shtuar se Prishtina do të vazhdojë edhe me ndonjë lojtar tjetër.

Titulli, mision i kampionëve

Kryeqytetasit pak ditë më parë kanë përforcuar radhët e veta me sulmuesin e njohur të Kosovës, Faton Zejnullahun. Sipas Rugovës, Prishtina me angazhimin e Zejnullahut dhe me përforcimin e dy amerikanëve do ta kërkojë titullin e kampiones.

“Natyrisht se Prishtina gjithnjë ka ambicie titullin e kampiones. Mendoj se skuadra me angazhimin e Faton Zejnullahut, por pa harruar edhe dy përforcimet e mundshme nga Amerika, atëherë sigurisht se ne synojmë titullin e kampiones”, ka thënë Rugova.

Fatmir Bytyçi

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide