Gjergj Bushaj provohet në Dinamo Zagreb
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Janar 2010 14:38   Shtyp

vellaznimi_skuaderMesfushori i skuadrës së Vëllaznimit, Gjergj Bushaj, ka vendosur që të provohet të skuadra kampione  e Kroacisë, Dinamo Zagreb. Ky lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate, që me shumë bujë kanë shkruar për ardhjen e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës.

Bushaj në skuadrën e Vëllaznimit ka debutuar gjatë edicionit të shkuar, kurse në këtë edicion në Raiffeisen Superligë është aktivizuar pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ndërsa edhe përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku e ka ftuar në përfaqësuese.

Veton Zymberi

komente