KF Istogu pëson ndryshime të mëdha
nga Veton Zymberi   E hënë, 10 Gusht 2009 12:44   Shtyp

istogu1Ndërrohet drejtori, trajneri dhe sponsorja në KF Istog

“Drejtor është emëruar Haki Rugova, kurse unë do ta marr detyrën e trajnerit. Sponsorja e përgjithshme, ‘Trofta’, është tërhequr. Klubin tash do ta financojnë biznesmenët e këtij vendi së bashku me komunën”, ka thënë Metaj

Nga Veton Zymberi

 

Prishtinë, 10 gusht - Klubi i Futbollit Istogu ka pësuar ndryshime. Në postin e drejtorit është emëruar Haki Rugova, kurse drejtori i deritanishëm, Gani Metaj, është rikthyer sërish në postin e trajnerit të skuadrës. Ndërsa “Trofta”, që ishte sponsore e përgjithshme, ka hequr dorë. Tash skuadrën e Istogut pritet ta financojnë biznesmenët e këtij qyteti së bashku me komunën.

Kështu ka bërë të ditur , Gani Metaj.

“Drejtor është emëruar Haki Rugova, kurse unë do ta marr detyrën e trajnerit. Sponsorja e përgjithshme, ‘Trofta’, është tërhequr. Klubin tash do ta financojnë biznesmenët e këtij vendi së bashku me komunën”, ka thënë Metaj, i cili është i shqetësuar me largimin e futbollistëve të formacionit bazë. Mirëpo, sipas tij, skuadra e Istogut, pavarësisht ndryshimeve, synon kreun e tabelës.

“Gjashtë lojtarë të formacionit bazë janë larguar nga skuadra, por ne do të punojmë me futbollistë të rinj dhe ta arrijmë kreun e tabelës në këtë kampionat”, ka shtuar ai.

“Skuadrës e Istogut ka pësuar ndryshime, por në kampionatin e ardhshëm do ta kemi ‘gardian’ Labinot Fejzën, vëllezërit Bajra dhe Bajrushaj, të cilët do t’i ndihmojnë shumë futbollistët e rinj”.

Skuadra e Istogut ishte pjesë e Raiffeisen Superligës, por në fund të kampionatit nuk arriti t’i shmangët rënies në një kategori më poshtë.

komente