Levizjet / Berat Hyseni firmos për Trepçën!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Janar 2010 23:42   Shtyp

trepca_prishtina_0_0Ish-sulmuesi i Prishtinës, Berat Hyseni ka arritur marrëveshje me Trepçën e Mitrovicës. Hyseni se fundit ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës, skuadër më të cilën u nda pak ditë më parë. “Kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Hyseni. Ai tani e tutje do të jetë pjesë e jona”, ka thënë një zyrtar i skuadrës mitrovicase. Sipas zyrtarit të “xehetarëve”, Hyseni ka firmosur kontratë një vjeçare.

Kujtojmë se Hyseni një edicion ishte edhe pjesë e skuadrës se Tiranës, e më pas u transferua në ekipin e Prishtinës, ku fitoj titullin e kampiones. Hyseni në futbollin tonë konsiderohet një nga sulmuesit më të mire.  

Fatmir Bytyçi

komente