Kamza / Dalipi i jep fitoren e dyte pretendeteve!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Mars 2010 23:16   Shtyp

ball_goalSulmuesi elbasanas, Klevis Dalipi qe kete sezon aktivizohet me skuadren simpatike te qytezes se Kamzes ka shenuar serish ne perballjen e sotme me Memaliajn duke i dhene fitoren e dyte rradhazi skuadres se tij. Dalipi nje jave me pare ndeshkoj ish skuadren e tij te Elbasanit me nje dygolesh dhe ne kete ndeshje ka shnderruar ne gol penalltine e fituar po nga ai vete ne minuten e 89-te ne Memaliaj. Me kete fitore skuadra e Kamzes ngjitet ne kuoten e 37-pikeve po aq sa ka dhe Ada me te cilen ndajne vendet kater dhe pese. Tashme me afer se kurre me pare djemte e president Qarrit e "enderrojne" Kategorine Superiore. Ndodhen per momentin vetem kater pike larg vendit te dyte si dhe kane te gjitha mundesite per tu renditur ne perfundim te kampionatit te pakten ne vendin e trete apo te katert qe te krijojne mundesine te zhvillojne nje ndeshje play-offi.

Altin Ngjela

komente