Artan Bano: Arbitrat bene lojen e Partizanit!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Mars 2010 23:35   Shtyp

artan_banoTrajneri i Lushnjes Artan Bano ka qene shume i revoltuar ne fundin e ndeshjes me arbitrat e takimit.

“Para fillimit te ndeshjes do te na kenaqte dhe barazimi, por ashtu sic vajti loja treguam qe meritonim me shume. Skuadra e Lushnjes eshte nje skuader e kompletuar dhe me merite eshte ketu ku eshte dhe po me merite do te ringjitet ne Kategorine Superiore. Dua te them me bindje te plote se arbitrat kane ardhur me rezultat te fiksuar per te ndihmuar Partizanin. Nga ky rezultat i vetmi i fituar eshte skuadra e kuqe, por ata kane nje ndeshje me ne ne Lushnje dhe do e shikojne se sa shume vlejne”, eshte shprehur per mediat trajneri i ekipit Lushnjar.

Klevis Bejkolli

komente