Skerdi Bejzade : Partizani mendon vetem per ndeshjet e veta!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Mars 2010 23:39   Shtyp

skerdi_bejzade_trajnerI menjehershem ka qene reagimi i trajnerit Skerdi Bejzade pas deklarates se rende te bere ne drejtim te arbitrave dhe skuadres se kuqe nga trajneri lushnjar, Artan Bano. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ai ka deklaruar se :”Partizani mendon vetem per ndeshjet e tij. Nese do ishte skuadra e kuqe qe do vendoste rezultatet s’do ishim ne kete pozicion ku jemi, por do ishim ne krye. Nuk e di cfar ka ndodhur ne Elbasan pasi nuk e kam pare ndeshjen dhe s’mund te flase per dicka qe se kam pare. Partizani eshte mundur nga Lushnja brenda ne Tirane ashtu si mund te mundet Lushnja nga Partizani ne Lushnje. Theksoj edhe njehere se Partizanit i interesojne vetem ndeshjet e veta dhe mendon per ti kaluar me sukses ato dhe nuk i interesojne ndeshjet e te tjereve”, ka pohuar Bejzade nga hotel “Bleart” i Durresit dhe ku eshte akomoduar skuadra e drejtuar prej tij.

Klevis Bejkolli

komente