Kategoria 1 / Goditen gjyqtaret ne Bilisht!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Mars 2010 22:42   Shtyp

gjyqtaret_lushnja_teuta_28_janar_20061Arbitri kryesor i takimit Kreshnik Cjapi eshte goditur nga lojtaret e skuadres se Bilisht Sport me grushte dhe ne menyre barbare. Futbollistet, Demiri dhe Kote kane gjuajtur arbitrin nga Fieri ne menyre tendencioze me goditje te njepasnjeshme dhe njera nga gjuajtjet ka qene shume e rende duke e demtuar kryesorin e perballjes.

Nuk ka shpetuar pa u dhunuar dhe asistenti Ilir Tartaraj. Ndryshe nga kryesori arbitri anesor eshte kthyer ne shenjester per tifozet vendas te cilet kane leshuar nje mori guresh dhe bidonash ne drejtim te tij. Per afro 10-minuta, ndeshja u nderpre, por duke pare tensionin e krijuar si ne fushen e lojes dhe jashte saj arbitri kryesor ka rifilluar ndeshjen per te minimizuar sadopak irritim masiv te sportdashesve vendas. 

Altin Ngjela

komente