Gerd Haxhiu: Partizani e meritoi fitoren!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Mars 2010 22:50   Shtyp
gert_haxhiu_me_lojtar_thumbTrajneri i Partizanit Gerd Haxhiu, i cili ka arritur te fitoje 4 pike ne 2 ndeshjet e tij te para ne drejtim te skuadres se "kuqe" eshte i mendimit se skuadra e tij e meritoi plotesisht fitoren. “ Ishte nje ndeshje shume e veshtire, por qe duhej kaluar me sukses per vete objektivat qe ka skuadra e Partizanit. "Lojtaret kane zhvilluar nje ndeshje te mire dhe vete rezultati perfundimtar e tregon me se miri dicka te tille", u shpreh ne linje telefonike per Albaniasoccer.com, trajneri i Partizanit. "Me vjen keq per lojen e rende te zhvilluar nga lojtaret e skuadres se Bilishtit ne dem te lojtareve tane. Ata benin nderhyrje te cilat nuk kishin lidhje fare me lojen e futbollit. Jemi ne vendin e kater dhe tashme e kemi mendjen tek ndeshja e rradhes me Pogradecin”, ka perfunduar prononcimin e tij Haxhiu. 

Klevis Bejkolli

komente