Gerd Haxhiu : Dalja e Hyshmerit na lehtesoi shume !
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Prill 2010 11:13   Shtyp

gerd_haxhiuTrajneri vlonjat i Partizanit, Gerd Haxhiu ka qene shume i kenaqur ne perfundim te ndeshjes me Elbasanin. Ai ka deklaruar per Albaniasoccer.com se : "Ishte nje ndeshje shume e vaket  nga  te dyja skuadrat. Kemi kaluar dite te tensionuara per vete interesin qe mbarte kjo perballjeje, Kjo gje ndikoi dhe ne fushen e lojes pasi nuk na lejohej asnje gabim, sepse nje barazim do te ishte fatal per ne. Duke ditur qe kundershtari jone luante per dy rezultate theme qe arritem te merrnim ate qe deshironim pavaresisht lojes jo te mire te shfaqur ne fushen e lojes nga ekipi im. Lojtari qe po na hapte me shume pune ishte Hyshmeri dhe ne pushim te pjeses se pare po i jepja udhezimet lojtareve te mi per te markuar ate. Me fillimin e pjeses se dyte shikoj qe ai nuk ishte me ne fushen e lojes dhe ne kete menyre na lehtesoi shume pune. Nga i vetmi krahe qe vinin rreziqet ne drejtim te portes tone, ishin eleminuar  tashme me largimin e tij nga fusha e lojes. Kete gje e treguan dhe 45-minutat e pjeses se dyte ku skuadra e Elbasanit nuk gjuajti asnjehere ne drejtim te portes tone. Kete jave kemi nje ndeshje akoma e me te forte me Lushnjen ne trasferte, per te cilen do te impenjohemi totalisht per te zhvilluar nje takim te kenaqshem”. 

Klevis Bejkolli

komente