Policia tre akuza per Paro Lacin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Prill 2010 21:36   Shtyp

policiaPolicia e kryeqytetit ka deklaruar sot se ka ngritur tre akuza penale ndaj administratorit te klubit te futbollit Partizani pas arrestimit te tij diten e djeshme.
“Specialistet e Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit realizuan  arrestimin ne flagrance te shtetasit Paro Destan Laçi, 42 vjeç, banues ne Tirane”, thuhej ne deklaraten per shtyp nxjere nga  policia.
Sipas saj, arrestimi i Paro Laçit, u be sepse me date 11 Prill 2010, ne afersi te vendit te quajtur Shkembi i Kavajes ne qytetin e Durresit, dyshohet se i ka hequr lirine, kanosur dhe me pas e ka qelluar ne pjese te ndryshme te trupit, 31 vjeçarin Sokol Ramazan Ishka, me banim ne Tirane.
Pas arrestimit, policia tha se materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te administratorit te Partizanit Paro Laçi, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te “Heqjes se pa ligjshme te lirise” “Kanosjes”, “Demtime te tjera me dashje”.

Enea Shtrepi

komente