Skrapari/ E mundim Elbasanin, qendrojme me lart se ata !
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Prill 2010 13:03   Shtyp

skrapariNe qytetin e vogel te Skraparit te gjithe presin me padurim perballjen e neserme me skuadren e vendit te dyte te Elbasanit. Optimizmi mbizoteron tek te gjithe duke filluar nga trajneri Dalipi, lojtaret dhe tifozet. Ata te gjithe njezeri kane deklaruar se : “E mundim Elbasanin, qendrojme me lart se ata”.

Nje perballje shume e rendesishme per te dy ekipet, por qe kane objektiva te kunderta me njeri-tjetrin. Miqve nuk i falet nje hap i gabuar pasi humbasin vendin e dyte ne renditje, por dhe vendasve nuk u lejohen gabimet pasi ndodhen ne vendin e 14-te, me 24-pike dhe deshirojne te fitojne per te qene me te sigurte ne qendrimin e tyre dhe per sezonin e ardhshem ne Kategorine e Pare.

Altin Ngjela

komente