Kategoria e Pare/ Elbasani- Luftëtari 3 :0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Maj 2010 21:24   Shtyp
elbasani_gol_666839423Skuadra verdheblu e Elbasanit ka arritur te mposht pa shume lodhje Luftetarin e Gjirokastres. Skuadra mike e renditur ne mesin e arte kishte ardhur ne Elbasan pa objektiva, thjeshte per te zhvilluar ndeshjen e rradhes. Vendasit kalojne ne avantazh shume shpejte me ane te sulmuesit peqinas Roland Dervishi qe ne minute e 6'. Nje loje pa shume ritem dhe qe u luajt nen nivelin mesatar. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te Elbasanit 1-0.
Pjesa e dyte ska ndryshim nga e para. Luftetari kishte gershetuar ne formacionin e tij futbollistet me eksperience dhe te rinj. Po keta te fundit nuk dhane ate qe pritej duke ja lehtesuar me shume pune skuadres verdheblu. Ne te 74', do te jete serish Dervishi qe do te shenoje golin e dyte dhe te qetesise per skuadren e Krenar Alimehmetit. Nuk kishte si te mungonte me golin e tij dhe sulmuesi shkodran Raboshta. Ne te 88', ai shenon golin e trete dhe te fundit ne kete ndeshje.
Pas kesaj fitoreje skuadra e Elbasanit vazhdon te qendroje ne vendine dyte me 56 pike po aq sa dhe Kamza e vendit te trete, por skuadra verdheblu eshte e favorizuar fale ndeshjeve direkte. Javes tjeter verdheblute kane trasferten e fundit per kete sezon ndaj Bilisht Sport.

Elbasani: Dushku, Bello, Memetaj, Ramazani (53’ Kacollja), Xhangarovski,  Dalipi (69’ Hyshmeri), Gava, Capja,  Raboshta, Dervishi, Kuci
Trajner: Krenar Alimehmeti
Luftëtari: Miraka, Shalari, Bistri,  Sinani (22’ Laze), Xhixha, Sulejmani, Gaxhaj (66’ Grabova), Zholi, Puci (73’ Bizhga),  Stoja, Shkoza
Trajner: Mustafa Hysi
Shënues: Dervishi 6’, 74’, Raboshta 88’
Gjyqtarë: F.Fetollari, E.Demiraj, A.Mema ( Pogradec)

Klevis Bejkolli

komente