Kategoria Pare/ Skrapari-Lushnja 0:3
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Maj 2010 20:31   Shtyp

lushnja-2-0-berkic-midis-lushnjareveLagunaret vazhdojne te tregojne qe jane nje skuader shume e mire dhe meritojne te kthehen ne kategorine Superiore. Ne trasferten e veshtire te Corovodes perball Skraparit vendas ata kane arritur te fitojne paster me rezultatin 3:0. Pa mbeshtetje financiare, por fale deshires se vete lojtareve dhe trajnerit Bano ata kane arritur te mbajne vendin e kater qe te con ne ndeshjet play aut. Nje ndeshje mjaft e tensionuar ajo e luajtur ne Corovode. Ne minutene  8', Turtulli shkakton nje autogol duke i dhene avantazhin miqve. Disa minuta me vone arbitri kryesor Albano Janku jep nje penallti ne favor te vendasve te cilet nuk arrijne te shenojne. Ne minute e 28', beratasi, Klodian Arberi shenon dhe golin e dyte. Per tja bere me te lehte fitoren Lushnjareve mendon serish Turtulli qe ndeshkohet me karton te kuqe para perfundimit te pjeses se pare. Ne pjesen e  dyte miqte shenojne dhe njehere me ane te Korreshit duke hipotekuar fitoren dhe vendin e kater ne klasifikim.

Altin Ngjela

komente