Presidenti i FSHF-se, vlerson Bylisin si skuadren me te mire te kategorise se pare
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Maj 2010 21:59   Shtyp

bylis“Ndeshja e sotme u zhvillua ne nje atmosfere te kendshme nga ana e te dy tifozerive.Ndeshja ishte fair play. Pas perfundimit te gares në kategorine e pare mund te them qe u shpall kampion ekipi qe luajti me mire.Ekipi i Bylisit ka zhvilluar nje gare shume te mire duke udhehequr bindshem kapionatin dhe e meriton te jete kampion i kesaj kategorie.Si cdo gare dhe kjo ka pasur problemet e veta qe e kane shoqeruar,tashme qe ka perfunduar gjithcka duhet te mbajme shenim te gjitha problemet dhe veshtiresite me qellim korrigjimin e tyre edicionin tjeter.Ka shume gjera qe duhet te rregullohen ,ekipet duhet te organizohen me mire duke qene me te pergjegjshem per gare pasi eshte e gjate dhe te pergatiten me mire per te qene serioze karshi kesaj gare deri ne fund. Struktura ? U takon teknikeve te diskutojne per strukturen qe i takon nje vendi si Shqiperia.Mendoj qe eshte e ndare mire per ekipe elitare dhe inferiore.Megjithate per te ndryshuar skemat e lojes jane gjera qe u perkasin teknikeve” , eshte shprehur presidenti i FSHF-se, Armando Duka pasi perfundoi ndeshja mes Elbasanit dhe Bylisit.

komente